Tetovë, banori nga Pallatica gjendet i vdekur brenda veturës me targa të Gjermanisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot rreth orës 03:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Zhelinë-Jugunovc, në hyrje të Zhelinës është gjetur një trupi i pajetë i një mashkulli, përcjell TV21.

Trupi i pajetë është gjetur brenda një veture “VW Polo”, me targa të Gjermanisë, që po qeëndronte në anën e djatht të korsisë.

“Është thirrur një ekip i ambulancës nga Tetova, e cila ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune të shoferit N.Xh.(42) nga Pallatica e Tetovës”, theksojnë nga MPB.

Kontrolle në vendin e ngjarjes ka kryer edhe Prokuroria, pas çka trupi i pajetë është dërguar për obduksion.