Zelensky: Ukraina po bën gjithçka për t’u anëtarësuar në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të hënën se Ukraina po ecën në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, sipas CNN.

“Hap pas hapi, ne po bëjmë gjithçka, kështu që askush nuk ka asnjë dyshim se Ukraina e meriton kandidaturën. Ne po dëshmojmë çdo ditë se tashmë jemi pjesë e Bashkimit Europian”, tha Zelensky.

Presidenti tha më parë se Rusia do të rrisë përshkallëzimet, ndërsa BE-ja shqyrton këtë javë nëse vendi do të marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat.

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen për të diskutuar procesin.