Zelensky: Ukraina duhet të përballet me realitetin dhe të bisedojë me Putinin

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina duhet të “përballet me realitetin” e situatës dhe të bisedojë me Rusinë.

Ai tha se Ukraina nuk ishte e etur për të biseduar me Vladimir Putin, por beson se ka të ngjarë të jetë e nevojshme për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky shtoi: “Ka gjëra për të diskutuar me liderin rus. Unë nuk po ju them se për mua njerëzit tanë janë të etur të flasin me të, por ne duhet të përballemi me realitetin e asaj që po jetojmë. Çfarë duam nga ky takim. Ne duam që jeta jonë të rikthehet. Ne duam të rimarrim jetën e një vendi sovran brenda territorit të vet”, tha ai, duke shtuar se Rusia nuk duket të jetë ende gati për bisedime serioze paqeje, transmeton Klankosova.tv.