Zelensky u jep medalje ushtarëve dhe punëtorëve shëndetësorë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë ditës së sotme i kishte vizituar  ushtarët e plagosur në një spital të Kievit.

Po ashtu, ai u kishte dhuruar medalje ushtarëve dhe personelit mjekësor për njohjen e shërbimit të tyre.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan Zelenskyn duke biseduar me ushtarët, të cilët ndodheshin në kushte të ndryshme, shkruan New York Post, transmeton Klankosova.tv.