Zelensky u drejtohet rusëve: Bëhuni gati për të paguar dëmshpërblimet

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy gestures while speaking to the media during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Nov. 26, 2021. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas ditëve të bombardimeve në qytetet e Ukrainës zotohet se vendi do të rindërtohet – dhe thotë se Rusia do të mësojë për dëmshpërblimet.

“Edhe nëse shkatërroni të gjitha katedralet dhe kishat tona të Ukrainës, nuk do të shkatërroni besimin tonë, besimin tonë të sinqertë në Ukrainë dhe Zot, besimin te njerëzit”, thotë ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do të rindërtojmë çdo shtëpi, çdo rrugë dhe çdo qytet”.

“Dhe ne po i themi Rusisë – mësoni fjalët “dëmshpërblim” dhe “kontribute”. Ju do të na paguani plotësisht për atë që keni bërë kundër shtetit tonë, kundër çdo ukrainasi tonë”, thotë Zelensky.