Zelensky thotë se Ukraina ka rrëzuar dy aeroplanë rusë të tipit SU

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se Garda Kombëtare e Ukrainës ka rrëzuar dy aeroplanë rusë të tipit SU në rajonin e Zaporizhia-s.

Zelensky nuk dha më shumë detaje rreth aeroplanëve.

Megjithatë, tipi SU mund të ketë të bëjë me aeroplanët e prodhuar nga Sukhoi – prodhues të aeroplanëve ushtarakë rusë.

“Unë u jam mirënjohës dy prej luftëtarëve tanë veçanërisht të saktë”, thotë presidenti ukrainas.

“Meqë ra fjala, njërit prej tyre tashmë iu është dhënë titulli Hero i Ukrainës dhe ka rrëzuar jo vetëm aeroplanët e armikut, por edhe një raketë lundrimi”.