Zelensky thirrje ushtarëve rusë: Dorëzohuni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar ushtarët e Rusisë që të dorëzohem

Në një adresim televiziv, ai ka thënë se forcat ruse kanë pësuar humbjet më të rënda që prej nisjes se pushimit të vendit të tij, madje edhe më të renda se lufta në Çeçeni.

Ai ka thënë se ata tashmë e kanë kuptuar se nuk mund të arrijnë asgjë me luftë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

“E di se ju doni që të mbijetoni”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se ata ushtarë të cilët do të dorëzohen do të trajtohen “si njerëz, me dinjitet”.

Më tej ai ka falënderuar redaktoren Maria Ovsyannikova, e cila ndërpreu lajmet në një televizion shtetëror rus, duke bërë thirrje që të ndalet lufta.

“Falënderues ndaj atyre rusëve të cilët nuk rreshtin së kërkuari të vërtetën”.