Zelensky: Synojmë të çlirojmë të gjitha rajonet tona

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë së cilës të dy presidentët kanë diskutuar për vizitën e këtij të fundit në Kinë, tha Zelensky.

Macron vizitoi Kinën javën e kaluar, duke i kërkuar presidentit kinez Xi Jinping të “bindë Rusinë” që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“I tregova atij për situatën në frontin e luftës, por edhe për synimin tonë të mëtejshëm, në lidhje me çlirimin e të gjitha rajoneve tona”, ka shkruar Zelensky në Telegram.

“Unë komentova pozitivisht qëllimin e Francës për të forcuar më tej mbështetjen e saj të rëndësishme në Ukrainë dhe në fushën e betejës”, shtoi ai.