Zelensky: Situata në Donbas “jashtëzakonisht e vështirë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të së shtunës në mbrëmje se “situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë”, pasi ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet në Slovyansk dhe Severodonetsk gjatë ditëve të fundit.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë. Çdo ditë që mbrojtësit tanë i kundërvihen sulmeve të Rusisë është një kontribut për afrimin e ditës së fitores. Dita e dëshiruar që të gjithë mezi presim dhe luftojmë, Dita e Fitores”, tha Zelensky.

“Asnjë sulm rus, as me raketa në rajonin Rivne, as me artileri në rajonin e Kharkiv apo Sumy, as nga të gjitha armët e mundshme në Donbas, nuk do t’i japim Rusisë asgjë nga këto”, shtoi Zelensky.

/abcnews.al/