Zelensky: Putini i frikësuar po e barrikadon veten në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është “i frikësuar” dhe rebelimi është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit të tij, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Dobësia e Rusisë është e dukshme” dhe presidenti i saj e ka “barrikaduar veten në rajonin e Moskës nga ata që ai vetë i armatosi”, tha ai.

“Për një kohë të gjatë, Rusia përdori propagandën për të maskuar dobësinë e saj dhe marrëzinë e qeverisë së saj dhe tani ka aq shumë kaos sa që asnjë gënjeshtër nuk mund ta fshehë”, tha presidenti ukrainas, shkruan Skynews.

Ai tha se sa më gjatë të qëndrojnë trupat ruse në tokën ukrainase, aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të vuajë Rusia.

“Kushdo që zgjedh rrugën e së keqes, shkatërron veten”.