Ministri Sveçla i kundërpërgjigjet Borellit lidhur me arrestimet në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i është përgjigjur Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit në një reagim të djeshëm i ka cilësuar arrestimet në Veri si “jashtë ligjore”.

Sveçla në konferencë ka thënë se asnjë prej veprimeve të PK-së në Veri të Kosovës nuk është bërë asnjë veprim jashtëligjor.

“Deklarata e Borellit…Realisht asnjë veprim i PK-së, dhe për këtë kam marrë garanci nga zyrtarët policor, asnjë veprim nuk është duke u bërë jashtë ligjit. Çdo veprim po bazohet në ligj dhe procedura të Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Ai i ka bërë thirrje zyrtarit të lartë të BE, Josep Borell që të adresojë drejt agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe që të luaj rolin e tij si ndërmjetës në dialog dhe që me deklarata të përgjithshme të parandalojë eksalimin e situatës dhe çfarëdo “ trimërimi të këtyre grupeve kriminale dhe terroriste”.