Zelensky nuk është pjesë e delegacionit

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se delegacioni i tyre ka mbërritur në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të nisur bisedimet e paqes me delegacionin rus.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk është pjesë e delegacionit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Çështja kryesore në axhendën e tyre, thonë ata, është armëpushimi dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas.

Më herët u raportua se bisedimet vazhduan të shtyheshin për shkak të çështjeve logjistike dhe sigurisë.