Zelensky: Njerëzit e bllokuar në “Azovstal” do të duhet të nxirren me duar

The Azovstal metallurgical plant is seen on the outskirts of the eastern Ukrainian city of Mariupol, Wednesday, Feb. 23, 2022. Russia began evacuating its embassy in Kyiv, and Ukraine urged its citizens to leave Russia. Those moves come as the region braced for further confrontation Wednesday after President Vladimir Putin received authorization to use military force outside his country. (AP Photo/Sergei Grits)

Në një adresim herët në mëngjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ishte e gatshme të ndihmonte në zbatimin e një armëpushimi në fabrikën e çelikut për të nxjerrë njerëzit jashtë.

Rreth 200 civilë mendohet se janë ngujuar në fabrikën “Azovstal”.

Rusia ka thënë se do të ndalojë aktivitetin ushtarak ndërmjet të enjtes dhe të shtunës për të lejuar largimin e të ngujuarve.

Më shumë se 100 persona kanë arritur të largohen gjatë fundjavës.

“Do të duhet kohë thjesht për të nxjerrë njerëzit nga bodrumet, nga strehimoret nëntokësore. Në kushtet aktuale, ne nuk mund të përdorim pajisje të rënda për të pastruar rrënojat. Gjithçka duhet të bëhet me duar”, tha presidenti ukrainas.

Komandanti i regjimentit “Azov” të Ukrainës ka thënë se ata që ndodhen brenda fabrikës së çelikut po bëjnë “beteja të vështira dhe të përgjakshme” kundër rusëve.