Tashmë pothuajse secila artiste shqiptare kujdeset që të duket sa më bukur në videoklipet e projekteve muzikore.
Nor istrefi është njëra ndër to, që paraqitjes së saj i kushton rëndësi më të madhe, shkruan lajmi.net.
Ajo së fundi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Ki me lyp me m’pa”, titullohet projekti të cilin ajo e solli dhe me klip, e që vëmendjen e mori me pamjen ekstravagante.
Faqja e njohur në ‘Instagram’ e quajtur “mespermes”, ka zbuluar shifrat e një prej paraqitjeve të Norës në këtë projekt.
Vetëm për mini-fundin që ajo kishte zgjedhur ta vishte, Nora Istrefi shpenzoi plot 1.982 euro, veshje kjo nga marka “The attico”, derisa e kishte kombinuar me një palë vathë kristale me çmim 445 euro./Lajmi.net/