Zelensky në Londër: Liria do të fitojë…ne e dimë që Rusia do të humbë!

Pas një apllauzi të gjatë nga deputetët e mbledhur në Westminster Hall, Zelensky falenderoi popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe ai ndodhet aty ‘në emër të guximtarëve”.

Ai falenderon Mbretërinë e Bashkuar për furnizim me armatim të ushtarëvë të tij dhe trajnimin e atyre në front, duke theksuar se britanezët kanë qëndruar me Kievin që “nga dita e parë”.

Gjatë fjalimit ai iu drejtua ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili ishte i pranishëm aty: “Boris, i bëre të tjerët të bashkohen kur dukej absolutisht e pamundur, faleminderit”.

Presidenti ukrainas gjithashtu ftoi Perëndimin të dërgojë avionë luftarakë , duke thënë se avionët për Ukrainën, janë si krahët për liri.

Zelensky tha se Johnson kishte ‘karakter të fortë’ dhe asnjëherë nuk bëri kompromise për Ukrainën.

Presidenti ukrainas tha se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

“Liria do të fitojë. Ne e dimë që Rusia do të humbë”, tha ai.

Duke folur për vendin e tij, Zelensky tha se “Ukraina gjithmonë do të dalë në krye të së keqes. Kjo ndodhet në thelbin e traditave tona”, u shpreh ai.