Zelensky: Më shumë se 10 milionë njerëz në Ukrainë janë pa energji elektrike

FILE - Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy is seen on a screen as addresses the audience from Kyiv during the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Monday, May 23, 2022. Ukraine's president said Wednesday, May 25, 2022 that Russia must pull back to its pre-war positions as a first step before diplomatic talks, a negotiating line that Moscow is unlikely to agree to anytime soon. (AP Photo/Markus Schreiber, File)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se më shumë se 10 milionë njerëz janë aktualisht pa energji elektrike.

Zelensky tha se Kievi po bën gjithçka për të normalizuar furnizimet me energji me disa zona nën ndërprerje të detyruara emergjente.

Ai shtoi se shumica e të prekurve nga ndërprerjet janë në rajonin Vinnytsia, rajonin Odesa, rajonin Sumy dhe kryeqytetin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Vetëm mbrojtja e plotë e qiellit të Ukrainës do të mbrojë Ukrainën dhe Evropën nga shumë përshkallëzime të mundshme të agresionit rus dhe patjetër do ta inkurajojë Rusinë që me të vërtetë t’i japë fund luftës”, u shpreh Zelensky.