Zelensky kërkon zgjatjen e këtij ligji të rëndësishëm në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy paraqiti në Verkhovna Rada, parlamentin e Ukrainës, një projektligj për vazhdimin e gjendjes ushtarake.

Siç është bërë e ditur, zgjatja e regjimit të ligjit ushtarak pritet të bëhet edhe për 30 ditë të tjera nga 24 marsi, pra deri në fund të prillit.

Kujtojmë se ligji ushtarak në Ukrainë u fut menjëherë pas sulmit nga Rusia, më 24 shkurt./Indeksonline/