Zelensky i bën thirrje Rusisë për lirimin e të burgosurve politikë

Volodymyr Zelensky i ka kërkuar një grup liderësh afrikanë që t’i kërkojnë Vladimir Putinit lirimin e të burgosurve politikë.

Presidentët e Zambisë, Senegalit, Komoros, Afrikës së Jugut dhe kryeministrit të Egjiptit janë atje, së bashku me zyrtarë të lartë nga Uganda dhe Kongo-Brazzaville.

Ata pritet të udhëtojnë në Rusi për një takim me presidentin Putin të shtunën në Shën Petersburg, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Pas takimit me delegacionin, Zelensky përsëriti se bisedimet e paqes do të ishin të mundshme vetëm kur Rusia të tërhiqet nga zonat e pushtuara.