Zelensky i bën thirrje NATO-s për ndihmë ushtarake ‘pa kufizime’

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur në samitin e NATO-s, ku u bëri thirrje liderëve që të rrisin mbështetjen ushtarake për vendin e tij kundër forcave ruse.

Duke folur me udhëheqësit përmes videolidhjes, Zelensky tha: “Për të shpëtuar njerëzit dhe qytetet tona, Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake pa kufizime. Në të njëjtën mënyrë që Rusia po përdor arsenalin e saj të plotë pa kufizime kundër nesh”.

Ai falënderoi anëtarët e NATO-s për pajisjet mbrojtëse të ofruara për Ukrainën deri më tani, por bëri thirrje për armë sulmuese.

“Mund të na jepni 1 për qind të të gjithë avionëve tuaj. 1 për qind të tankeve tuaja. Një për qind!”.

Udhëheqësi ukrainas akuzoi gjithashtu Rusinë për vendosjen e armëve me fosfor, pa dhënë prova apo detaje, transmeton Klankosova.tv.