Zelensky: Forcat tona arritën të zmbrapsin sulmin rus ën Donetsk

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një konferencë për shtyp deklaroi se forcat ukrainase kanë arritur një tjetër fitore përballë agresion it rus.

Zelensky bëri të ditur se forcat ukrainase arritën të zmbrapsin forcat ruse në qytetin lindor të Donetsk gjatë luftimeve të ditës së diel.

“Sot, ata ndaluan një sulm të ashpër nga armiku,” tha Zelensky.

Trupat ruse prej një muaji po vijojnë përpjekjet  për të kapur pjesë të rëndësishme strategjike të lindjes së Ukrainës, duke përfshirë qytetin e Bakhmut, i cili ka parë disa nga luftimet më të ashpra në rajon.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, tha se pesë persona u vranë në Donetsk të dielën – katër në Bakhmut dhe një në Sviatohirsk. Dy të tjerë u plagosën, tha ai në Telegram të hënën.