Zelensky: E vazhdojmë luftën kundër korrupsionit në qeveri

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në video fjalimin e rregullt para bashkatdhetarëve deklaroi se ende nuk ka përfunduar me largimin e funksionarëve të lartë dhe se kushdo që nuk punon sipas standardeve strikte do të shkarkohet.

Mediat britanike raportuan se Zelenski javën e kaluar u përgjigj në raportet për korrupsion, 11 muaj pas fillimit të luftës, duke shkarkuar më shumë se dhjetëra funksionarë të lartë.

Në këtë rast premtoi se nuk do të ketë tolerancë për sjellje të paligjshme apo keq-menaxhim.

Në fjalimin e tij të fundit të natës Zelenski tha se administrata e tij planifikon të vendosë disa ndryshime të reja si pjesë e përpjekjeve që të vazhdojë me negociatat e shpejta dhe komplekse që do të sigurojnë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Ai të premten, më 3 shkurt, do të jetë nikoqir i samitit të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian në Kiev, ku do të bisedojnë për fillimin më të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e vendit të tij në Union.

Samiti mes BE-së dhe Ukrainës u dakordua para një muaji, kur presidenti Zelenski foli me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

“Gëzohem që së shpejti do T’ju takon në Ukrainë”, ka shkruar Fon der Lajeni në Twiter.