Kylie Jenner tregon format e mahnitshme të trupit nga pushimet në Karaibe

Kylie Jenner u pa duke shijuar pak kohë në parajsë këtë javë pas një muaji shumë të vështirë që përfshinte një ndarje të raportuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, reperin Travis Scott.

Themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” u pa duke ecur vetëm në plazh në Turks and Caicos të Karaibeve e veshur me bikini, shkruan DailyMail.

Ylli 25-vjeçar i serialit “The Kardashians” – e cila ishte në Paris javën e kaluar – dukej sensacionale me bikini të zeza, të cilat i kishte veshur me një palë pantallona të shkurtra, teksa i mbante flokët e saj të zinj mbrapa dhe kishte një palë syze dielli të ngushta.

Jenner dukej në top formë pasi mirëpriti në jetë djalin e saj Aire pothuajse një vit më parë. Ajo jo vetëm që kishte një bel të ngushtë, por edhe krahët dhe këmbët shumë të tonifikuara falë stërvitjeve në palestrën e saj në shtëpi.

Bukuroshja ka edhe vajzën Stormi e cila të mërkurën mbush pesë vjeç. Vogëlushja nuk u pa me nënën e saj në plazh.

Jenner kishte shumë pak bizhuteri, vetëm disa ankle të holla ari në këmbën e saj të majtë dhe disa byzylykë.

Kur arriti në plazh, ajo kishte veshur një mini fund jeshil të ndezur. Kur e tërhoqi poshtë ajo tregoi tatuazhin e saj të kuq në të pasmet e saj.

Ajo gjithashtu mbante një çantë të vogël elegante në ngjyrë jeshile të çelur dhe të errët përpara se të zbriste në breg për t’u freskuar. Në një moment, motra e vogël e modeles së “Vogue”, Kendall Jenner, doli në dush për të lagur këmbët e saj me rërë.

Mikja e saj e mirë Stassie Baby – emri i vërtetë i së cilës është Anastasia Karanikolaou – u pa një ditë më parë në Turks And Caicos.

Reklama

Pra, ajo ka të ngjarë të jetë shoqëruesja e Kyliet në udhëtim.

Në fillim të janarit u raportua se ajo dhe Scott vendosën të ndaheshin për herë të dytë pasi dy yjet rindezën romancën e tyre në vitin 2020.

Një burim i afërt me personazhin televiziv dhe reperit të lindur në Teksas, 31 vjeç, informoi tabloidin US Weekly se: “Kylie dhe Travis janë përsëri jashtë dhe ‘duhej të kalonin pushimet së bashku’”. /Telegrafi/