Zelensky e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e G7-ës në maj të këtij viti

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses a joint meeting of Congress on Capitol Hill in Washington, Wednesday, Dec. 21, 2022. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G7-ës në Japoni në maj përmes një video-lidhjeje.

“E pranova ftesën e kryeministrit dhe do të marr pjesë në samitin e G7-ës në Hiroshima në një format online”, tha Zelenskyy, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin japonez, Fumio Kishida.

Japonia do të mbajë një samit të G7-ës në qytetin e lindjes së Kishidës, Hiroshima në maj. Tokio ka shprehur vazhdimisht mbështetje për Ukrainën dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.