Zelensky: Disa shtete anëtare të NATO-s janë të hipnotizuara nga Rusia

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy gestures while speaking to the media during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Nov. 26, 2021. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur me liderët evropianë në Londër, të cilëve ua ka shprehur zhgënjimin e tij që ka me NATO-n, pasi sipas tij, iu është refuzuar fluturimi mbi një zonë ndaluar.

Në një video-telefonatë drejtuar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, dhe vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës, Zelensky tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë, por disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

“Ne dëgjojmë shumë biseda për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë, dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai.

“Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet paqësore dhe të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev në mëngjesin e hershëm u bombarduan, si dhe janë dhjetëra të vdekur”,ka thënë Zelensky, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.