Rifilluan bisedimet Rusi-Ukrainë pas pushimit teknik, delegacionet sërish në tryezë ‘online’

epa09791535 A handout photo made available by BelTA news agency shows Russian delegation (L), including Russian presidential aide Vladimir Medinsky (2-L), and Ukrainian delegation (R) attending Russia-Ukraine negotiations in the Gomel region in Belarus, 28 February 2022. Talks between Russian and Ukrainian delegations on a ceasefire started 28 February. Russian troops entered Ukraine on 24 February prompting the country's president to declare martial law and triggering a series of severe economic sanctions imposed by Western countries on Russia. EPA-EFE/SERGEI KHOLODILIN / BelTA / HANDOUT MANDATORY CREDIT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Bisedimet e video-konferencës ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë rifilluar, të pezulluara dje për një pushim teknik.

Lajmi vjen nga një anëtar i delegacionit të Kievit, David Arakhamia, udhëheqës i partisë së Presidentit Zelensky, duke folur për “Ukraynskaia Pravda”.

Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit. “Bisedimet kanë filluar”, tha ai.

Raundi i katërt i negociatave për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës nisi ditën e djeshme nëpërmjet një video konference, por u pezullua përkohësisht deri më sot për çështje teknike.

Ditën e djeshme përfaqësuesit nga dy palët e thanë se bisedimet janë të vështira. Megjithatë ata u shprehën optimistë për një zgjidhje në interes të dy vendeve./abcnews.al/