Zelensky: Atletët rusë nuk mund të lejohen në Lojërat Olimpike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se lejimi i Rusisë për të konkurruar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris do të tregonte se “terrori është disi i pranueshëm”.

Ai tha se e kishte ngritur këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron.

Moska nuk duhet të lejohet të përdorë Lojërat Olimpike për propagandë, shtoi ai.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka thënë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike.Por, Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë Paris 2024 nëse atletët rusë dhe bjellorusë lejohen të garojnë.

Përpjekjet e IOC “për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t’i thënë të gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”, tha Zelensky në fjalimin e tij video të natës.Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë Lojërat “ose ndonjë ngjarje tjetër sportive si propagandë për agresionin e saj ose shovinizmin e saj shtetëror”, shtoi ai./21Media