Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë me vite ose dekada

Volodymyr Zelensky ka thënë se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk duhet “të zgjasë vite apo dekada” dhe u zotua se procesi i anëtarësimit do të jetë i përsosur, shkruan The Guardian.

Në përgjigje të ngjarjeve në parlamentin e Ukrainës këtë mëngjes, ku presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen iu drejtua ligjvënësve, presidenti i “Ukrainës postoi një mesazh në Telegram:

“Sot, së bashku me Kryetarin e Rada Verkhovna të Ukrainës dhe kryeministrin, ne po nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët, e cila është një sinjal i unitetit të të gjitha degëve të qeverisë dhe dëshmi e vendosmërisë sonë për të arritur qëllimin strategjik të Ukrainës për anëtarësimin e plotë në Bashkimi Europian.

Dhe nënshkrimi i kësaj deklarate duhet të nënkuptojë njësoj si nënshkrimin e një kërkese për anëtarësim në ditën e pestë të luftës. Na u deshën 115 ditë për të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe rruga jonë drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.

Ne do të përpiqemi të bëjmë punën në mënyrë përfekte. Për t’u mundësuar miqve tanë në Bashkimin Europian që të marrin një tjetër vendim historik për ne po shpejt dhe në mënyrë të konsoliduar,” theksoi Zelensky.