Real Madridi prezanton fanellën e dytë për sezonin 2022-23

Gjiganti spanjoll, Real Madridi ka prezantuar tashmë fanellën që do ta përdorin si mysafirë për sezonin e ardhshëm.

Real Madridi zyrtarisht ka njoftuar se cila do të jetë fanella e dytë për sezonin 2022-23.

Bëhet fjalë për një fanellë me ngjyrë vjollce, e cila kombinohet me detajet e zeza rreth jakës dhe vijat, transmeton lajmi.net.

Ngjyrë kjo e cila duket se pëlqehet mjaftë shumë nga ekipi spanjoll, pasi nuanca të saj ka edhe në të parën.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell fanellën e ‘Mbretërve’: