Zelensky: Abramovich ishte ndërmjetës, i conte Putinin-it mesazhet e mija

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha Sky News se i kishte dërguar mesazhe oligarkut rus Roman Abramovich për homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Ai (Abramoviç) erdhi në Kiev. Tha: ‘Kam një mesazh direkt për ty dhe dua të marr mesazhe nga ti dhe t’ia përcjell Putinit .'”

​
Oligarku donte të kuptonte “çfarë jemi të gatshëm të bëjmë” për të arritur paqen, shtoi Volodymyr Zelensky , i cili tha se përjashtonte çdo bisedë për shkëputjen e Donbasit.

“Ky ishte mesazhi kryesor. Thashë se nuk do të largohemi (nga Donbasi). Nuk do t’i lejojmë ata të fitojnë në atë mënyrë”, theksoi Zelenski.Kur u pyet nëse Roman Abramoviç veproi si ndërmjetës midis tij dhe homologut të tij rus, ai u përgjigj: “Kur mori mesazhet e mia, tha se do të shkonte direkt te Putini.”

Oligarku tashmë ka luajtur në mënyrë diskrete rolin e ndërmjetësit në negociatat në lidhje me luftën në Ukrainë, të cilat u zhvilluan në mars të vitit 2022.

© SYRI.net