Zelenskiy: Në Mariupolin e rrethuar nga rusët një fëmijë vdiq nga etja… në vitin 2022!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha se një fëmijë ka vdekur nga dehidratimi në Mariupolin e rrethuar nga forcat ruse, i cili sipas tij ka qenë pa ujë, energji elektrike dhe ngrohje prej ditësh, përcjell Gazeta Express.

“Në vitin 2022, nga dehidratimi”, tha Zelenskiy në një video-adresim dhe e krahasoi rrethimin rus të qyteteve të Ukrainës me pushtimin nazist të Luftës së Dytë Botërore.

Reuters tha se nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë në mënyrë të pavarur vdekjen e fëmijës nga etja.