Zekolli: Rezoluta e VMRO’së, duhet patjetër të shqyrtohet nga partitë shqiptare

Rezoluta e propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, dhe e pranuar edhe nga LSDM-ja, (si formë reagimi i vonuar ndaj Rezolutës Bullgare), duhet të merret parasysh madje edhe në shqyrtim nga partitë politike shqiptare me seriozitetin e nevojshëm. Është e udhës dhe logjike që partitë poitike shqiptare të propozojnë, përpilojnë dhe kërkojnë inkuadrim të amendamenteve përkatese konform interesit të tyre. Me këtë, Rezoluta do të fuqizohej edhe më shumë nga aspekti i gjithpërfshirjes dhe precizitetit. Gjithnjë duke pasur parasysh balancin me qasjen e profitabilitetit politik dhe urtësisë burrshtetase.

Nëse partitë propozuese maqedonase refuzojnë një hap të tillë, partitë shqiptare nuk kanë pse të futen në një lojë të tillë mono-etnike, e cila ne fakt dhe në fund, do t’del se është vetëm vazhdimësi tekstuale e takimeve personale mono-etnike Zaev-Mickoski për shpëtim të karrierave personale.

(Teksti është marrë nga profili në fcb i Ambasadorit dhe njohësit të mirë të rrjedhave politike në Ballkan dhe më gjërë z.Arzim Zekolli)