Zekolli: Karakteri unitar i Maqedonisë po luhatet në Çashkë! (Video)

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Osbe dhe analisti politik, Arsim Zekolli, ka folur në një intervistë për gazetën Lajm për të gjitha zhvillimet në vend. Duke komentuar zhvillimet kundër paraleles shqipe në Çashkë, ai thënë se derisa politika flet për integrimin në Çashkë po ndodh dezintegrimi.

“Ai koncept tanimë po preket dhe po luhatet në Çashkë, pasi Çashka shpreh mu atë konceptin e mungesë së besimit të një fryme të Marrëveshjes së Ohrit. Të gjitha këto janë elemente që votohen në Kuvend, janë momente administrative që prekin, por nëse ky koncept nuk pranohet si i tillë nga qytetarët vetë por edhe nga elitat politike, në opozitë apo qeveri atëherë gjithmonë do të kemi problem në implementimin e asaj fryme dhe do të mbetet çështje kohe kur do të cënohet”, tha Zekolli.

Lidhur me kryeministrin shqiptar, në 100 ditët e fundit të qeverisë në RMV, Zekolli ka thënë se ai nuk mund të bëjë asgjë në planin politik. Ai ka komentuar edhe kritikat e fundit të ambasadores amerikane në Shkup, Angela Ageler, lidhur me korrupsionin, ndërsa ka analizuar edhe situatën politike.

Invervistën e z.Zekolli mund ta ndiqni në videon më poshtë!