Zekiri: Qeveria themeloi Teatrin shqiptar për fëmijë dhe të rinj në Shkup

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar sot vendimin për themelimin e Teatrit Shqiptarë pët fëmijë dhe të rinj në Shkup.
“Urime të gjithëve dhe posaçërishtë për inicijativen dhe realizimin e ides dhe dëshirës shumë vjeçare të aktorit tonë të njohur Bajrush Mijaku dhe Besfort Idrizit!!!”, ka shkruar Zekiri në facebook.

Ditëve në vijim pritet të jepen detaje rreth funksionimit të Teatrit të ri, afatin e fillimit me punë si dhe numrin e të punësuarve.