Zekiri dëshmoi kundër Rashkovskit për softuerin: Qeveria nuk shqipton gjoba trafiku

Ish-sekretari gjeneral në Qeveri, Muhamed Zekiri, sot ka dëshmuar kundër ish-paraardhësit të tij në këtë institucion, Dragi Rashkovski.

Prokurorja Ivana Trajçeva ka pyetur për sistemet që kishte blerë Rashkovski, siç është softueri për të cilin thuhej se as nuk ndizej, por dhe për sistemin për identifikim biometrik i cili, sipas prokurorisë, është dashur të matë orarin e punës.

“Nuk kam qenë i njoftuar për softuerin për matjen e shpejtësisë dhe shqiptimin e gjobave. Sa e di unë, Qeveria nuk mund të shqiptojë gjoba dhe të matë shpejtësi”, tha Zekiri.

Ai shtoi se nëse duhet të blehet softuer për institucion tjetër, si përshembull për MPB-në, atëherë kërkesa duhet të bëhet së pari nga vet MPB-ja e më pas Qeveria të mer vendim dhe t’i dorëzohet institucionit.

Sa i përket sistemit për identifkim biometrik për të cilin Trajçeva tha se është blerë për të matur orarin e punës, e ish drejtori për mbrojtje të të dhënave personale tha se nuk mund të përdoret sipas rregullave ligjore.

Ai tha se në seancat qeveritare ku ai ka marë pjesë, nuk është biseduar fare për sistemin për identifikim biometrik.