Një hap para, dy mbrapa!

Shkruan: Blerim HYSENI

28 Shatori, njihet si ditë ndërkombëtare për qasje në informata me karakter publik, e që në Maqedoninë e Veriut, këtë ditë tradicionalisht e shënon dikur Komisioni, e nga viti 2019, Agjencia për Mbrojtjen e të së drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik. Vitin e kaluar me rastin e kësaj dite, e mbajta konferencë për shtyp, në të cilën shfaqa paknaqësitë me menyrën se si udhëhiqet ky institucion, ndërsa sivjet në pamundësi për të thënë fjalën në shënimin e kësaj dite, meqë drejtoresha i mbanë sekret aktivitetet dhe nuk më jepet mundësia e shpalosjes së mendimeve në takimin e rastit, po shfaq opinioinin tim me këtë tekst. Me ligjin e fundit, ky institucion nga organ kolektiv u shëndrrua në organ që udhëhiqet nga drejtor dhe zëvendësdrejtori. Si anëtar i grupit të atëhershëm të formuar nga Ministria e Drejtësisë për ndryshime dhe plotësime të ligjit për qasje në informata me karakter publik, asnjëherë nuk u bisedua për ndryshime rrënjesore dhe për transforimin e këtij institucioni më ligj krejtësisht të ri, nga organ kolektiv në organ që vendos drejtori. Mirëpo grupe të interesit e mbi të gjitha OJQ’të, në bashkëpunim me një “ekspertë” profesorë universiteti, ish deputetë e LSDM-së), në mënyrë krejt tinëzare, përpiluan një ligj i cili më pas u miratua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo që është e rëndësishme ky hap nuk u ndërrmor meqë kishte të bëjë me respektimin e ndonjë konvente Evropiane, meqë ky ligj bën pjesë në ligjet me flamur europian, por ka të bëjë me realizimin e qëllimeve të tyre nga ana e organizatave joveritare duke anashkaluar tërësisht qëllimin e ketij ligji, që duhet të jetë realizimi i të drejtës që qytetarët të dijnë më shumë për mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore dhe publike, e përveç kësaj edhe të rritet transparenca e institucioneve shtetërore e publike. Shtroj dilemën, a është arritur efekti në tre vitett e fundit të zbatimit të ligjit të ri? Nese me ligjin e vjetër nuk kishte mundësi që të ndikohet politikisht për vendimet e insitucionit si shkallë e dytë e vendosjes mbi bazë të ankesave sepse kishim të bëjmë me organ kolektiv dhe debatohej per çdo lëndë të vëcantë dhe vendosja bëhej mbi bazë të votave dhe kryetari i Komisionit ishte i pari në mesin e barabartëve, sot kjo mundësi thuaj se është shuar. Them këtë, sepse drejtori sot vendos mbi gjithcka dhe për gjithcka! Edhe pse në bazë të Ligjit, Agjencia përgatitë raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që tre vite ky raport as që është shqyrtuar dhe madje as nuk është vendosur në rend të ditës, sigurisht që pas kësaj hapen edhe dilemat se është vepruar me qëllim të shmangjes së debatit brenda Kuvendit, apo ka arsye të tjera! Prandaj me të drejtë mund të thuhet se që nga viti 2006, kur për herë të parë është miratuar ky ligj dhe Maqedonia ka qenë ndër vendet e para që ka pas një ligj të këtillë i cili edhe pse disa herë ka pësuar ndryshime dhe për nje hap te tillë kishte nevojë edhe ne vitin 2019, por jo për ndryshime të këtilla pa një debat të gjërë dhe në mënyre tinëzare të miratohet një ligj i cili jo vetëm që nga ngecur realizimin e kësaj të drejte nga ana e qytetarëve, por edhe ka dëmtuar thelbin dhe frymen e vendosjes mbi bazën e ankesave. Që në atë kohë e edhe më vonë më kanë “përjashtuar” nga debatet për këtë të drejtë kam shtruar dilemën pse atëherë edhe Komisionin për Mbrojtje nga Korrupsioni ose Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi, nuk e shëndrrojmë në agjenci dhe nje individ të vendos për gjithçka! Sigurisht se përgjigje nuk kam marrë dhe as qe kam për të marrë, sepse është vepruar keq dhe duhet të nderrmeren sa më shpejtë masa dhe të bëhen ndryshime të ligjit aktual në mënyre që fati i ankesave të mos varet nga individi i cili mund të mos ketë ditur kurrë për një institucion të këtille sic është Agjencia per Mbrojtjen e të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, por që të emerohet drejtor siç është rasti nga viti 2019 e këndej. Me keqardhje them se me ligjin e ri është bërë nje hap para e dy mbrapa dhe për të arsyetuar këtë po jap vetem nje shembull si Komision thuaj se asnjëherë ska ndodhur që ankesa të trajtohet si “realizim i interesit personal”, por eshte trajtuar mbi bazën e interest publik e qe sot kjo është dukuri e shpeshtë! Andaj ka edhe shumë për t’u thënë për këtë çeshtje, por është urgjente të veprohet, sepse transparenca e vërtet e institucioneve nuk mund të arrihet pa patur një institucion funksional dhe profesional.