Zeka flet pasi u shpall i pafajshëm për rastin e “mashtrimit me viza”: Pesë vite më kishte humbur Milaimi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e “mashtrimit me viza”.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka tha se drejtësia ktheu Milaimin e humbur.

Sipas tij tani çdo gjë është ndryshe, transmeton lajmi.net.

Milaim Zeka theksoi se nga të gjitha sfidat e rënda që ka kaluar në jetë, kjo ishte më e vështira.

Postimi i plotë:

Pese vite me kishte humbur Milaimi

Qe kur ma ngriten akuzen e turpit, se gjoja kisha mashtruar njereze per viza, se gjoja kisha shperla para te pista e kisha ndihmuar terrorizmin, se gjoja i isha shmangur tatimit, ecja poshte e larte, po pa veten time. Me kishte humbur ai Milaimi i humorit, i bisedave serioze, i skenave te llojllojshme.

Pese vite isha shenderruar ne nje njeri te vdekur i gjalle. Asgje nuk me dukej interesant. Asgje nuk me shijonte. Kisha sha me gjuhen time, e kisha mallkuar me fundin e barkut te gjyshes time, Nanes Ide, e cila me thoshte: “Kend e mallkon me fundin e barkut, Zoti e denon”!

Ashtu ka ndodhe, edhe ka me ndodhe. Drejtesia ma riktheu Milaimin e humbur. Tani çdo gje eshte ndryshe. Sfida te renda kam kaluar ne jete. Po kjo ka qene me e renda. Shume me e rende se sa torturat e burgjeve, mallit pervelues nga mergimi, lufta, mbase me e rende se sa vdekja.

Po nejse…