Zeka: Ermira Mehmeti të tregojë kush i tha të mos votonte kundër raportit të Dick Marty-t (Video)

Gazetari dhe analisti i njohur kosovar, Milaim Zeka, i ka bërë thirrje ish deputetes së BDI-së, Ermira Mehmetit që të tregojë emrin e politikanit që në vitin 2011 i kishte kërkuar të mos votonte kundër raportit të Dick Martit në Këshillin e Evropës. Gjatë në një interviste për gazetën LAJM, Zeka ka thënë se nga dosja që posedon ai, mund të shihet se si disa deputetë nga Shqipëria kanë votuar pro raportit të sajuar të Dick Marty-t në të cilin thuhet se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës janë marrë me trafikimin e organeve të ushtarëve dhe civilëve serb të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

“Unë kam ngritur publikisht një çështje dhe ju kam bërë thirrje publike Ermira Mehmetit edhe disa deputetëve sidomos Arta Dades. Për Ermirën kam një konsideratë maksimale si njeri, ka qenë politikania më e mirë shqiptare në Maqedoni pavarësisht masakrimit që i ka ardhur nga ana e BDI-së. Se çfarë politike agresive, primitive, anadollake dhe të kohës së gurit kanë ndjekur BDI-ja mjafton me analizu personalitetin e një shqiptareje brilate, e një politikane shumë të mençur siç është Ermira Mehmeti e cila ka deklaruar në një television shqiptar, në një emision, thotë që ne kishim marrë urdhër përmes telefonit që ta loëshonim sallën dhe të mos votonim. Tani Ermira duhet me dal dhe me tregu publikisht, kush ja dha urdhërin asaj mos me votu kundër, ndërsa deputetë të krahut sidomos z.Gjiknuri ose një njeri që në opinion paraqitet si një super patriot e gjoja mbrojtës i të drejtave të Çamëve, z. Shpëtim Idrizi, nga gjithë dosja që unë e posedoj këtu që e kam marrë nga Parlamenti i Suedisë, këtu del me fakte që z. Shpëtim Idrizi ka votuar pro rezolutës së Dick Martit, rezolutë e cila ka qenë e sponzorizuar nga rusët. Pra, këta kanë votuar një rezolutë të sponzorisuar nga rusët, në të cilën thuhet se ka dyshime që ushtarët e UÇK-së janë marrë me trafikim të organeve. Në këto dokumente do të shihni qendrim shumë më dinjitoz të përfaqësuesve boshnjak nga BeH dhe shumë delegatë evropian, në mesin e tyre sidomos italianët prijnë që kanë votuar kundër ose kanë abstenuar”, u shpreh Zeka.