Zbulon Fabrizio Romano – Saliba ishte një alternativë për Barcelonën, nëse do dështonte Kounde

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, ishte njëri nga alternativa për mbrojtjen e Barcelonës, në rast se do të dështonte pista Julas Kounde.
Këtë e bëri të ditur Fabrizio Romano, sipas të cilit kjo marrëveshje mund të ndodhte shpejt, transmeton lajmi.net.
Francezi kaloi një sezon fantastike me Marseille, gjë të cilën po e vijon edhe tek Arsenali.
Gjithsesi, meqë Kounde u transferua në “Camp Nou”, tentimi për ta marrë Saliban ishte vetëm një planifikim.