Mijëra burra po largohen nga Rusia prej frikës që Putini do t’i detyrojë të shkojnë në luftë

Edhe pse ka një krizë të konsiderueshme humanitare në Ukrainë, deri vonë pushtimi rus mezi kishte prekur publikun e Rusisë në shtëpi.

Por pas kundërofensive të fundit të Ukrainës dhe shpalljes së mëvonshme të mobilizimit në Rusi, kjo mund të ndryshojë. Qindra mijëra burra thuhet se janë larguar nga vendi, nga frika e rekrutimit. Për disa, mund të bëhet më e vështirë të besohet pohimi i Presidentit Vladimir Putin në fillim të këtij viti se “çdo gjë po shkon sipas planit, raporton AlJazeera.

Një tjetër pengesë e kohëve të fundit për forcat ruse ka qenë humbja e Lyman, një qendër strategjike logjistike dhe hekurudhore në rajonin e Donetskut pranë Luhanskut – të dyja rajone që janë pretenduar nga Rusia pas referendumeve të nxituara, pavarësisht se nuk janë plotësisht nën kontrollin rus dhe as të separatistëve.