Zbulohet video e terroristit të Vjenës në “BMW” me kallash, ja këngën e cilit reper shqiptar po dëgjonte para sulmit (VIDEO)

Policia austriake ka marrë një video që mund të hedhë dritë mbi sulmin terrorist të 2 nëntorit, dhe kjo është mënyra se si terroristi Kujtim Fejzullai erdhi i armatosur në qendër të Vjenës.

Videoja tregon një burrë në sediljen e pasagjerit të një makine BMW me një pushkë automatike midis këmbëve, e njëjta lloj arme e përdorur në sulm, e cila vrau katër persona dhe plagosi më shumë se 20.

Sipas të përjavshmes “Profile”, policia e mori këtë video me 10 sekonda natën e sulmit.

Në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Ak47” nga reperi Nushi.

Policia përcaktoi se arma e parë në foto ishte një pushkë automatike “Zastava M70”, e njëjta e përdorur nga Fejzulai në aktin terrorist.

Videoja u postua në dy grupe WhatsApp, dhe njëri nga anëtarët e atyre grupeve ishte në kontakt me terrorristin një javë para vrasjes.

21-vjeçari zotëron gjithashtu një BMW 321i të zi, që e bën atë të dyshohet për shoqërimin e terroristit, duke marrë pjesë kështu në sulm.