Synimi i Carlo Ancelottit me Real Madridin është që ata të arrijnë 80 pikë para El Clasico më 21 prill, zbulon Diario AS.
Real Madridi është aktualisht me 65 pikë pas 26 ndeshjesh. Kjo do të thotë se ata duhet të fitojnë të gjitha pesë ndeshjet e tyre të ardhshme në ligë përpara se të përballen me Barcelonën në javën e 32-të.
Pesë ndeshjet e ardhshme të Madridit përfshijnë udhëtime në Valencia, Osasuna dhe Mallorca. Ata gjithashtu mirëpresin Celta Vigo dhe Athletic Bilbaon në Santiago Bernabeu.