Zbulohet SMS se si ndodhi 27 prilli i përgjakshëm: Një njeri i BDI-së e ka informuar Gruevskin për zjedhjen e Talat Xhaferit, përmes Pançe Kralevit

Në paraqitjen e sotme para Gjykatës, ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, ka sublimuar argumentet e mbrojtjes, duke u munduar të amnistojë veten nga akuza për pjesëmarrje në organizimin e 27 prillit të vitit 2017, shkruan PlusInfo.

Në seancë janë paraqitur edhe dy SMS porosi nga 27 prilli i përgjakshëm. Porosia e parë është dërguar në ora 14 e 54 minuta e 17 sekonda, ku Veljanovski i ka dërguar porosi Nikolla Gruevskit, tani të pakapshëm për organet, ku thuhet: “Të ju informoj se Zaaevi mbajti res në Kuvend dhe në mënyrë procedurale në mbledhje paralajmëroi se shumica do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Vendi mund të jetë në Kuvend, në korridor, shkallë, në AMSHA, në fakultetin juridik…”.
Nikolla Gruevski është përgjigjur pas orës 16, duke e njoftuar Veljanovskin për informacionin që e ka marë nga një njeri i BDI-së, përmes ish ministrit të arsimit nga radhët e VMRO-së, pançe Kralev.

“Nga Pançe Kralev: nga BDI informacion nga njeri që erdhi nga takimi me Talatin… sot pasdite pas orës 17,00 përgatitet zgjedhja e Talatit për kryetar të Kuvendit me iniciativë të LSDM-së”.
Si duket informacioni i siguruar përmes “njeriut të BDI-së”, i ka dhënë kohë të mjaftueshme VMRO-DPMNE-së për të përgatitur skenarin e përgjakshëm që pasoi.