Zbulohet numri i Pogbas te Juventusi

Paul Pogba edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Juventusit.

Mesfushori u transferua te ekipi nga Torino si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

Gjatë ditës së sotme ishte ekipi i Juventusit që e zyrtarizoi Pogban si transferimin e tyre të radhës, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, tani ‘Zonja e Vjetër’ ka njoftuar se cilin numër do ta bartë ai gjatë periudhës së tij në Itali.

Fanella me numër 10 që nga sezoni i ardhshëm do t`i takojë francezit.

Numër ky që më pas e ka pasur Paulo Dybala./Lajmi.net/