Zbulohet numri i fanellës së Mbappes te Real Madridi për sezonin e ardhshëm

Gazetari i El Chiringuito, Paco Buyo është i bindur se Kylian Mbappe do të mbajë fanellën me numrin 10 të Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Luka Modric aktualisht mban numrin 10 në Real Madrid, por legjenda kroate pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Fanella me numër 9 është gjithashtu bosh te Real Madrid, por Mbappe nuk e ka veshur kurrë më parë. Aktualisht mban numrin 10 për Francën dhe 7 për PSG-në.

 

 

Mbappe nuk nënshkroi një vazhdim të kontratës me PSG-në këtë vit që do të thotë se ai ka të ngjarë të largohet nga klubi si lojtar i lirë vitin e ardhshëm.

Burime të shumta këmbëngulin se Real Madridi do të jetë destinacioni i Mbappes në vitin 2024.

Sipas Felix Diaz të gazetës Marca, e gjithë dhoma e zhveshjes së Real Madrid pret që Mbappe t’i bashkohet ekipin të tyre në sezonin e ri.

Francezi përfundoi i treti në podiumin e Topit të Artë muajin e kaluar pas Lionel Messit dhe Erling Haaland.