Ditën e djeshme, reperi MC Kresha i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Erzina Shehun, menaxhere kryesore e ‘Zara’ për Shqipëri dhe Kosovë.
Çifti u martuan me një rreth të ngushtë të familjarëve e miqve të cilët nuk rezistuan dhe postuan fotografi nga dasma.
Në to ra në sy një detaj, barku i Erzinës dhe fakti që për asnjë moment nuk është parë duke konsumuar alkool por vetëm lëngje frutash.
Kjo ngjalli dyshimet për një shtatzëni të mundshme për të cilën Prive.al është në dijeni tash e disa javë.
Burimet e sigurta të portalit tonë e kanë konfirmuar se çifti do të bëhen prindër për pak muaj.
‘Po, Erzina është rreth muajit të katërt të shtatzënisë’ – kanë thënë burimet e Prive pranë çiftit.
Ndërkaq, ne po ju zbulojmë për herë të parë ekskluzivisht edhe gjininë e foshnjes.
Prive.al konfirmon nga disa burime të ndryshme se Kresha dhe Erzina do të bëhen prindër të një vajze.
Shumë urime!