Lyrical Son ndan një imazh të këndshëm me bashkëshorten nga dasma e Mc Kreshës

Dje një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar Mc Kresha kurorëzoi dashurinë e tij me Erzinën, dhe organizoi një dasmë ku të ftuar ishin edhe shumë personalitete të njohura, shkruan lajmi.net.

Në këtë aheng skishte si të mungojë edhe shoku i tij Lyrical Son, ai bashkë me gruan e tij Gresën dukeshin një nga çiftet më të bukura të mbrëmjes.

Reperi ndau një imazh me bashkëshorten e tij dhe i bashkëngjiti këtë shkrim “Zoti më bekoi”, ka shkruar ai krahas fotos. /Lajmi.net/