Policia në Hong Kong ka thënë se zyrtarët policorë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve kundër qeverisë, ndërkohë që pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm në mes të lideres së këtij qyteti, Carrie Lam dhe presidentit të Kinës, Xi Jinping në Pekin. Protestuesit kanë hedhur tulla drejt zyrtarëve policorë, kanë bllokuar rrugët, kanë nisur zjarr dhe kanë dëmtuar shenjat e komunikacionit me shkopinj. Protestat në Hong Kong kanë nisur në muajin qershor për shkak të një ligji për ekstradim. Ky dokument është anuluar, mirëpo protestuesit ndërkohë kanë rritur kërkesat e tyre. Ata janë të zemëruar pasi shohin ndërhyrjen kineze në liritë e Hong Kongut, të premtuara ndaj këtij vendi kur Britania i ka dorëzuar Kinës këtë territor më 1997. Hong Kongu, është pjesë e Kinës, mirëpo funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.
Rajon-Botë Hong Kong, rikthehen protestat e dhunshme