“Arteta u kthye nga bankina gjatë lojës dhe ofendoi familjen time në spanjisht. I thashë se personi që ai ofendoi nuk është më mes nesh”, ka thënë Conceicao.
Ndryshe, përgatitja e ndeshjes u dominua nga një luftë fjalësh mes dy drejtuesve për afrimet e tyre përkatëse në ndeshjen e parë.
Arteta akuzoi Porton për përdorimin e një blloku të ulët pa ‘qëllim për të luajtur’ dhe Conceicao u kundërpërgjigj duke thënë: “Është një opinion. Ata donin të luanin, ne donim të fitonim”.
Këto komente iu bënë Artetas në prag të ndeshjes së dytë dhe trajneri i Arsenalit tha: “Nuk ka asnjë interpretim, këto janë fjalë të forta”.
Gjatë ndeshjes së dytë, Conceicao u përfshi në një grindje të veçantë me sulmuesin e Arsenalit, Kai Havertz.
Ylli i Gjermanisë e shtyu trajnerin e Portos teksa sfidonte për një top që tashmë ishte jashtë loje, duke shkaktuar një përplasje.