Zbulohen prapaskenat, Raphinha kishte refuzuar një kontratë me pagë shumë të lartë

Barcelona ishte gati të shesë Raphinhan në këtë afat kalimtar, sidomos pasi filloi të përmendej një ofertë nga Arabia Saudite në shumën prej 100 milionë euro.

Anësori i klubit katalanas e ka refuzuar transferimin, edhe pse dyshohet se i është ofruar një shumë që vetëm mund ta ëndërrojë në futbollin evropian prej rreth 40 milionë eurove pagë vjetore.

Me shitjen e Raphinhas, Barcelona synonte të lehtësonte situatën e vështirë financiare, por braziliani, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2027, nuk donte të zëvendësonte La Ligën dhe futbollin evropian me një nivel më të ulët.

Ylli brazilian nuk dëshironte të dëgjonte as për oferta të çmendura financiare për tu larguar nga gjiganti katalunas.

Më parë u raportua se klubi katalanas ka marrë një ofertë prej 80 milionë eurosh për Raphinhan.

Mbetet e pazbuluar se cili klub ka dorëzuar ofertën, por u spekulua se të katër klubet kryesore saudite, Al-Hilal, Al-Nassr, Al-Ittihad dhe Al-Ahli, ishin të gatshëm ta paguanin atë shumë.

Në karrierën e tij, Raphinha luajti për Vitoria Guimaraes, Sporting, Rennes dhe Leeds. Barcelona e bleu atë në verën e vitit 2022 për 58 milionë euro nga Leeds.