Zbulohen prapaskenat e transferimit të Greenwood te Getafe, një madrilen e këshilloi anglezin të bashkohet me skuadrën spanjolle

Mason Greenwood është huazuar te Getafe ku i është bërë një pritje spektakolare në kryeqytetin spanjoll.

Pas problemeve të shumta që kishte te Man Utd me akuzat për sulm dhe përdhunim, Greenowood në fund doli i pastër dhe u largua nga Anglia.

Ai ende pa luajtur me skuadrën spanjolle ka thyer një rekord, ku fanella e tij është shitur më së shumti në histori të klubit.

Megjithatë për t’iu bashkuar Getafes, ka qenë një yll i Real Madridit që e ka këshilluar anglezin ta bëj një hap të tillë.

Ka qenë trajneri i Getafes, Jose Bordala që ka konfirmuar se Bellingham e ka këshilluar Greenwoodin të bashkohet me të në La Liga.

“Mason Greenwood është mik me Jude Bellingham , i cili e këshilloi atë të vinte në La Liga”.

“Ai është një lojtar fantastik. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe po e ndihmojmë atë dhe shokët e tij të skuadrës. Ai po integrohet në një mënyrë sensacionale dhe shpresojmë se mund të na ndihmojë”.

“Shokët e tij të skuadrës po e ndihmojnë gjithashtu të përshtatet. Unë e konsideroj veten një trajner konkurrues dhe nuk më pëlqen të humbas. Unë dua që lojtarët e mi të kenë këtë mentalitet”, deklaroi trajneri i Getafes.